Home / Kryesoret / Ngritet propozim akuzë për nëntë persona të përfshirë në sulmin e Kuvendit të Maqedonisë

Ngritet propozim akuzë për nëntë persona të përfshirë në sulmin e Kuvendit të Maqedonisë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur propozim akuzë kundër nëntë personave të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të këtij viti.

Të dyshuarit ngarkohen me akuzën e veprës penale të pjesëmarrjes në turmë që pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Për dy nga të akuzuarit është propozuar vazhdimi i paraburgimit. Për një person të paraburgosur është zbutur masa në burg shtëpiak, kurse një tjetrit i është vazhduar burgu shtëpiak.

Edhe një tjetër është liruar nga paraburgimi, por ndaj tij vlen masa e kujdesit. Ndaj katër të tjerë të paraburgosur, gjithashtu është zbutur masa nga paraburgimi në masa kujdesi.

Padia penale e MPB-së për tre persona është hedhur poshtë, pasi që dy nga ata janë identifikuar gabimisht, kurse ndaj të tretit nuk janë gjetur dëshmi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *