Home / Lajme / Maqedoni / Nimetz: Zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë prioritet i lartë i qeverisë së re

Nimetz: Zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë prioritet i lartë i qeverisë së re

Zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë lartë në agjendën e qeverisë së re, deklaroi Matthew Nimetz, ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në intervistën për gazetën greke “Rial News”, Nimetz theksoi se pret që të formohet qeveria e re dh të fillojnë bisedime serioze për zgjidhjen e problemit të emrit,

 

“Mandati që e kam për zgjidhjen e kontestit të emrit është çelësi i cili do të hap derën që të zgjidhen problemet tjera në rajon. Kontesti i emrit mund të zgjidhet nëse dy liderët e vendeve kanë mbështetjen e popullit të tyre. Unë mendoj se ekzistojnë zgjidhje dhe mundësi”, tha Nimetz.

Ai i vlerësoi si të rrezikshme dhe të gabuara bisedimet dhe idetë për ndryshime të kufinjve, sidomos të Ballkanit.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *