Home / Lajme / Rajon / Nis në Ankara kongresi i jashtëzakonshëm i AKP-së: Erdogani rimerr udhëheqjen

Nis në Ankara kongresi i jashtëzakonshëm i AKP-së: Erdogani rimerr udhëheqjen

Pas thuajse një mijë ditësh, presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan pritet të rizgjidhet në krye të AKP-së, partisë që e krijoi këtu e 16 vite të shkuara.

Në kryeqytetin turk ka nisur këtë të dielë kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, i treti i tillë gjatë tërë periudhës së ekzistencës së saj.

Erdogani u detyrua ta linte partinë në 2014-n, kur me një votë popullore u zgjodh presidenti i vendit. Ndryshimet kushtetuese që morën miratimin në referendumin e 16 prillit mundësojnë kthimin e tij në krye të AKP-së.

Ahmet Davutogllu dhe Binali Jëlldërëm e drejtuan në këto tre vite partinë në qeverisje, duke kryer dhe detyrën e kryeministrit të vendit. Kthimi i Erdoganit në krye të AKP-së është një prej hapave drejt shndërrimit të Turqisë në një republikë presidenciale.

Presidenti Erdogan do të  mbajë një fjalim në këtë kongres, ku ai do t’i drejtohet të gjithë popullit turk, duke përcjellë mesazhin e unitetit. Një plan veprimi do të bëhet i ditur nga fjala e tij.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan e udhëheq Turqinë që nga viti 2002, duke i ndërruar faqen vendin në çdo pikëpamje përmes reformave të guximshme e radikale në të gjitha fushat e jetës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *