Home / Lajme / Rajon / Nishani uron Macron: Zgjedhja juaj garanci për BE-në

Nishani uron Macron: Zgjedhja juaj garanci për BE-në

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar presidenti i ri të Francës, Emmanul Marcon për fitoren e arritur nga ai në zgjedhjet presidenciale në Francë.

“Mbështetja e popullit francez për ju ishte një mbështetje e qartë, jo vetëm për vizionin tuaj për një Francë më të zhvilluar, por edhe për garancinë e vijimit të qëndrueshëm të projektit më madhor evropian të pas Luftës së Dytë Botërore, atij të Bashkimit Evropian”, shkruan Nishani.

Gjithashtu presidenti i Shqipërisë shton se fitorja e Marcon është një fitore inkurajuese për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë orientuar të ardhmen e tyre drejt BE-së.

Mesazhi i plotë u presidentit Nishani për Marcon:

I nderuar Zoti President ,

 Ju uroj përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale, si dhe shumë suksese në përmbushjen e agjendës dhe angazhimeve të ardhshme në postin e Presidentit të Republikës franceze.

Mbështetja e popullit francez për Ju ishte një mbështetje e qartë, jo vetëm për vizionin tuaj për një Francë më të zhvilluar, por edhe për garancinë e vijimit të qëndrueshëm të projektit më madhor evropian të pas Luftës së Dytë Botërore, atij të Bashkimit Evropian.

Ju siguroj se, fitorja juaj është inkurajuese edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë orientuar të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Shpreh besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, vëmendja dhe mbështetja e Francës dhe Bashkimit Evropian ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë më shumë domethënëse.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve ndër dekada, si dhe besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona do të zhvillohen e forcohen edhe më shumë.

Ju lutem pranoni Shkëlqesia Juaj,shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *