Home / Lajme / Rajon / Nisin hetimet – Eksploziv me telekomandë poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan

Nisin hetimet – Eksploziv me telekomandë poshtë makinës së biznesmenit në Elbasan

Forcat xheniere kanë çaktivizuar një sasi eksplozivi e cila ishte vendosur poshtë një makine të parkuar pranë Teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit.

Policia informon se makina ishte në pronësi të shtetasit F.V i cili njihet dhe me pseudonimin Mir Tenja, pronar i një klubi nate në Elbasan.

Rreth orës 10:12 (të 6 majit 2017 ) një telefonatë e mbërritur në policia njoftoi për një pako të dyshimtë të zezë me lëndë eksplozive që ishte vendosur poshtë mjetit tip Golf me targa Aa 774nk, në lagjen “Luigj Gurakuqi”,  në Bulevardin  kryesor në  kryqëzimin “Kristoforidhi”.

Dëshmitarët i thanë gazetares tonë se makina ishte parkuar tek kjo rrugë pasditen e djeshme nga Mir Tenja.  Menjëherë policia rrethoi zonën pranë “Teatrit Skampa”.

Forcat xheniere mundën të çaktivizonin eksplozivin rreth orës 13:50. Gazetarja Belina Ruçaj informon se eksplozivi do të shpërthente në momentin kur makina të ndizej.

Eksplozivi me telekomande

Në orën 15: 30 policia informoi detaje mbi ngjarjen: Në vendngjarje  mbërritën  forcat antieksploziv të Reneas, ku pas veprimeve të para rezultoi se brenda pakos kishte lëndë eksploziveSpecialistët antieksploziv të Reneas më pas  bënë çaktivizimin e lëndës plasëse. Nga kqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular.

Burime jo zyrtare, thonë se Mir Tenja është plagosur kohë më parë dhe se ky mund të jetë një sinjal. Sakaq, gjatë 4 orëve që policia kishte rrethuar zonën, ardhja e forcave antieksploziv Mir Tenja nuk është pare ne vendin e ngjarjes.

Pakoja e dyshimtë poshtë makinës

Makina ne Elbasan

Ne te djathte makina ku dyshohet se eshte vendosur pakoja e dyshimte me eksploziv. Ne te majtë policia që ndodhet në vendngjarje

/Oranews.tv/

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *