Home / Lajme / Maqedoni / Një këmbësor dhe dy shoferë të lënduar rëndë në Shkup

Një këmbësor dhe dy shoferë të lënduar rëndë në Shkup

Një këmbësor dhe dy shoferë janë lënduar rëndë, në dy nga gjithsej tetë aksidente, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tetë persona, ndërsa në një është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia rrugore dje ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim,  tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 12 kanë ngarë automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar. Janë hasur edhe 47 automjete të parkuar keq.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 47 automjete.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *