Home / Kuriozitete / Një krijes misterioze rreth 15 metra e gjatë gjendet në det (VIDEO+FOTO)

Një krijes misterioze rreth 15 metra e gjatë gjendet në det (VIDEO+FOTO)

Një krijesë misterioze është gjendur në një det të Indonezisë, e cila ishte rreth 15 metra e gjatë dhe disa metra e gjerë dhe dyshohet të jetë ndonjë kallamar gjigant. Mbetjet e kalbura të saj ishin përhapur në ujë dhe këtë e kishte zbuluar, Asrul Tuanakota, një banor i provincës Maluku.

Kur e gjeti në mbrëmjen e së martës, 37-vjecari mendoi se krijesa e madhe ishte një varkë e mbytur. Besohet se kishte ngordhur tre ditë para se të gjendej. Gjithashtu banorët kanë hedhur dyshimet se mbeturinat mund të jenë eshtrat e ndonjë balene.

Nuk është bërë e ditur se cfarë është, ndërsa autoritetet kanë ndihmuar në largimin e mbetjeve.

Gjithashtu lexo

Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil (Video)

Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t’u deportuar, ka nxjerrë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *