Home / Showbiz / Një nga aktorët më të dashur, jep lajmin e hidhur për veten: “Po, vuaj nga kanceri…”

Një nga aktorët më të dashur, jep lajmin e hidhur për veten: “Po, vuaj nga kanceri…”

Aktori mjaft i dashur i publikut kudo në botë, Val Kilmer, e mohoi në vitin 2016 se ai ishte i sëmurë me kancer por gjatë një puntate të “Reddit AMA”, ai ka vendosur ta pranojë se është aktualisht duke luftuar me kancerin.

Në fakt ka qenë pikërisht Michael Douglas, një person shumë pranë aktorit, ai që në dhjetor hapi alarmin në publik se miku i tij Val Kilmer po kalonte një periudhë shumë të keqe shëndetësore. Më vonë, Kilmer u detyrua të japë një sqarim në rrjete sociale duke thënë se ai është mirë por Douglas është ngatërruar dhe çka ka thënë ai nuk ka qenë aspak e vërtetë.

“Në fakt Douglas u përpoq të më ndihmonte teksa i tregonte të tjerëve mbi sëmundjen time në mënyrë që mediat, gazetarët dhe paparacët të mos merreshin drejtpërdrejt për të më pyetur mua por të merreshin me atë dhe mua të më linin të qetë duke qenë se isha nën kontrollin mjekësor. Mirëpo, gjëja u bë më e madhe nga sa mendum. Unë edhe mezi flisja sepse kancerin e kisha në fyt. Tani jam nën trajtime…” – ka thënë ai ditën e djeshme për të sqaruar tërësisht situatën.

Gjithashtu lexo

Gjyste Vulaj në probleme, ja çfarë i ndodhë çdo natë me… (Foto)

Ajo është ndër këngëtaret të cilës i mbahen mend mbrëmjet dhe atmosfera që arrin ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *