Home / Lajme / Botë / Një person e ka humbur jetën gjatë një zjarri pyjor në Peloponez

Një person e ka humbur jetën gjatë një zjarri pyjor në Peloponez

Një person e humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar mbrëmë në një zjarr që e përfshiu një pjesë malore në afërsi të qytetit Koring në ishullin grek Peloponez, 65 kilometra në perëndim të Athinës.

Siç kumtoi shërbimi zjarrfikës lokal, zjarri pyjor në rajonin e vendit Agios Teodori është lokalizuar me sukses gjatë orëve të natës.

Zjarrfikësit në një hendek kanë gjetur një trup të karbonizuar. Supozohet se trupi i përket një gruaje në moshë, e cila dje në orët e pasdites është paraqitur si e zhdukur.

Stihia e zjarri ka shkatërruar edhe të paktën dy shtëpi, me ç’rast plagë djegieje kanë marrë dy persona të moshuar

Shuarjen e zjarrit e ka vështirësuar era e fuqishme

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *