Home / Lajme / Kronika e zezë / Një person i sulet me sëpatë fqinjit, dëmet që i shkaktoi

Një person i sulet me sëpatë fqinjit, dëmet që i shkaktoi

Një konflikt mes dy fqinjëve në Durrës për motive pronësie, ka bërë që njëri prej tyre të rrëmbejë një sëpatë dhe të hidhet në sulm.

Besnik Xhaferraj 30 vjeç, në lagjen Nr.15 të Durrësit, gjatë ditës së djeshme, ka kërcënuar me sëpatë fqinjin e tij A. M., 20 vjeç.

Në vijim ka goditur me sëpatë mjetin me targa DR 1198 D, duke i thyer xhamin e krahut të majtë, si dhe ka dëmtuar murin e fqinjit tjetër F.S., 60 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka nisi pas një debati për motive të dobëta, ku u desh ndërhyrja e banorëve të zonës për të frenuar që ngjarja të përmbyllej në mënyrë tragjike.

Xhaferraj u arrestua nga policia, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *