Home / Lajme / Botë / Norvegjia me ligj për ta ndaluar synetin për djem nën moshën 16-vjeçe

Norvegjia me ligj për ta ndaluar synetin për djem nën moshën 16-vjeçe

Partia e Progresit, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar të Norvegjisë, ka votuar në favor të një ligji i cili i ndalon synetit rituale të fëmijëve nën moshën 16-vjeçe, vetëm një ditë pasi Komiteti Mjedisor i Parlamentit belg votoi për t’i ndaluar therjet rituale.

 Ithtarët e këtij projektligji në Norvegji, i cili u diskutua gjatë një takimi nacional të partisë këtë fundjavë, pohojnë se syneti shkakton dëmtim mendor dhe fizik te fëmijëve si dhe përbën shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve, transmeton Express.

Partia e Progresit është partia e tretë më e madhe në Norvegji, me 29 ulëse nga 169 sa ka Parlamenti i Norvegjisë./Express/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *