Home / Kryesoret / NTP Shkup do të realizojë punësime të parakohshme

NTP Shkup do të realizojë punësime të parakohshme

NTP Shkup dhe NTP Tours në Byronë për shpallje publike kanë shpallur konkurs për punësim të parakohshëm në ndërmarrje me 12 muaj kontratë pune, për çka janë gati të paguajnë rreth 900 mijë euro,

Kriteret për dhënien e kontratës janë me çmim më të ulët. Organi kontraktues do të shfrytëzoj ankand elektronik si fazë përfundimtare në procedurën e hapur. Ofertat mund të dorëzohen deri më 19 qershor.

Drejtori i NTP, Igor Janushev, deklaroi se nuk bëhet fjalë për punësime të reja, por se angazhimi që kërkohet nga Agjencia është i lidhur me nevojat e NTP-së për të rregulluar kuadrot ekzistuese të cilët tanimë janë të angazhuar, ndërsa në qershor ju skadon kontrata.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *