Home / Kryesoret / Nuhiu kërkon shkarkimin e Çavkovit

Nuhiu kërkon shkarkimin e Çavkovit

Një pjesë e strukturave të MPB-së i kanë shkaktuar dëm të madh shtetit dhe vlerave demokratike. Ajo që ndodhi të enjten në Kuvend ishte një e keqe e madhe. Për të përmirësuar këtë dëm do të duhet një angazhim i madh i të gjitha strukturave në shtet”, deklaroi ministri i brendshëm Agim Nuhiu, duke shtuar se ka formuar grup punues për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

“Dua të njoftoj opinionin se kam formuar grup punues i përbërë nga njerëz profesionistë në MPB, i cili  duhet të konfirmojnë se Shtabi operativ ka punuar në pajtim me ingerencat apo ka pasur lëshime. Për lëshimet gjatë punës së shtabit operative do të duhet të barten pasoja. Konkluzat nga ky grup i punës do ti dorëzohen Prokurorisë Publike, për veprimet e mëtejme për punën e shtabit operativ”,  tha Nuhiu.

Ministri Nuhiu gjithashtu njoftoi opinionin se ka parashtruar propozim  deri tek Qeveria e RM-së për shkarkimin e Mitko Çavkovit edhe nga funksioni i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike.

Derisa theksoi se ka emërua koordinator në shtabin operativ Gornaço Savovski, këshilltar shtetëror në Byronë për Siguri Publike.

Ministri Nuhiu shprehu falënderim ndaj mediave të cilat sipas tij kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që ishte i prerë se kthim pas nuk ka dhe se të gjithë dhunuesit dhe shkelësit e ligjit do të përballen me drejtësinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *