Home / Kryesoret / Nuhiu në “Rruga drejt…”, 27 prilli ishte skenar pretekst me qëllim që Presidenti të shpallte gjendje lufte!

Nuhiu në “Rruga drejt…”, 27 prilli ishte skenar pretekst me qëllim që Presidenti të shpallte gjendje lufte!

Në emisionin “Rruga drejt…”, në Alsat-M, i ftuar ka qenë ministri i brendshëm Agim Nuhiu i cili në mes tjera ka bërë të njohur se 27 prilli ishte skenar pretekst me qëllim që Presidenti të shpallte gjendje lufte!

Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu duke shpjeguar zhvillimet brenda dikasterit që drejton më 27 prill, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” thotë se paraprakisht MPB dhe Shtabi operativ kishte hartuar tre plane të mundshme për t’u ballafaquar me vazhdën e protestave.

Nuhiu tha se planet kanë dështuar për shkak të bindjeve politike brenda strukturave të policisë.

“Njëherë kam marr përgjigje nga Çavkov se masat janë ndërmarrë dhe se gjithçka është nën kontroll edhe jashtë parlamentit. Ai më pas ma ktheu përgjigjen se ky është populli dhe se me popullin nuk mund të kundërvihemi” – deklaroi Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm.

Ai shton se në MPB nuk ka funksionuar as sistemi për regjistrimin e komandove edhe atë nga viti 2014.

“Menjëherë kam kërkuar ekspertizë dhe vlerësim se vallë janë të incizuara të gjitha komandat që janë dhënë nga tetra sistemi. Kam thirrur ekspert gjerman dhe ai ka bërë vlerësimin se dy serverë nuk kanë qenë të kyçur në aparatin për incizim dhe se një gjë e tillë nuk funksionon nga vitit 2014.” – tha Agim Nuhiu.

Njeriu i parë i policisë Nuhiu konfirmon informacionet se është tentuar të fshihen incizimet nga kamerat e Kuvendit.

“Kanë qenë dy punonjës të cilët kanë marr urdhër nga një epror i lartë në DSK që të shkojnë dhe t’i marrin hard disqet. Ata i kanë marrë por për fat të mirë ka pasur hard disqe rezerve dhe ne i kemi siguruar incizimet.” – shtoi Agim Nuhiu.

Sipas tij, 27 prilli ishte skenar pretekst me qëllim që Presidenti të shpallte gjendje lufte!

“Skenari i cili për mendimin tim ka ekzistuar për të goditur parlamentin, ka edhe zëra që nuk i kam konfirmuar se policët janë zmbrapsur në ushtrimin e detyrave ligjore sepse kanë dëgjuar se duhet presin edhe ca kohë që të mundet më pas edhe Presidenti të nxjerr ushtrinë dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.” – përfundoi Agim Nuhiu.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *