Home / Kryesoret / Nuhiu: Nevojiten reforma të thella në polici

Nuhiu: Nevojiten reforma të thella në polici

Ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu me rastin e ditës së policisë paralajmëroi reforma të thella në dikasterin që ai drejton. Nuhiu me këtë rast u shpreh i prerë se Policia e shtejtit duhet të garantoj mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Edhe në këtë ditë feste e kam bindjen se reformat e thella në institucionin e policisë do të duhet të vazhdojnë për të pasur prosperitet e progres, për të kultivuar vlerat dhe standardet thelbësore të një policie profesionale dinjitoze dhe të respektuar. Policia e Shtetit duhet të garantojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, tha Nuhiu për të shtuar se siguria shtetërore dhe ajo publike kërkon vetëm dhe vetëm profesionalizëm.

“Të gjithë,bashkërisht, në asnjë moment nuk duhet të ndalojmë, por të angazhohemi për të shkuar më tutje. Të gjithë, bashkë, të angazhohemi për të vendosur një themel, një transparencë që për ne do të shtrihet hap pas hapi në çdo aspekt të ndërtimit të marrëdhënieve të policisë së shtetit me qytetarët, me komunitetet dhe me publikun e gjerë. Të gjithë. bashkë të angazhohemi që një ditë më parë i tërë efektivi i policisë të vihet në shërbim të shtetit dhe shoqërisë”, tha Nuhiu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *