Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka paraburgim për Koçanin, ofron 1 milion euro për garanci

Nuk ka paraburgim për Koçanin, ofron 1 milion euro për garanci

Gjykatësja e procedurës paraprake, Daniela Dimovska vendosi se nuk ka paraburgim për afaristin Sead Koçan i cili prej dy muajsh ishte jashtë vendit. Koçanit i është marr pasaporta që donë të thotë se nuk do të mundet të largohet jashtë vendit për “udhëtime zyrtare” ndërkohë si garancion ka dhënë edhe një shumë prej 1 milion eurosh.

Që Sead Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës personalisht u kujdes kumbari i Trajko Veljanoski dhe shefi i Supremes, Jovo Vangellovski. Përmes rotacioneve në Këshill u sigurua mundësi që paraburgimi të tërhiqet.

PSP-ja njoftoi se për vendimin do të ankohet në Gjykatën Penale, ato dyshojnë se gjendja e tij jo të mirë shëndetësore. Megjithatë avokati i tij, Nikolla Dodevski, mbrëmë deklaroi se Koçan nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *