Home / Lajme / Maqedoni / Nuk lejojmë që LSDM ta realizojë “Platformën e Tiranës”, thotë Jovanovski i VMRO-së

Nuk lejojmë që LSDM ta realizojë “Platformën e Tiranës”, thotë Jovanovski i VMRO-së

VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese ka thënë se nuk do të lejojë që LSDM-ja të relativizojë Kushtetutën dhe ligjet Maqedonisë për arritjen e qëllimeve të saja të cilat janë të dëmshme për interesat shtetërore dhe nacionale,

Krsto Jovanovski në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se opinioni publik është i shqetësuar se çfarë garancash ka nënshkruar Zoran Zaev, kur partnerët e tij të koalicionit mbetet përsëri të përkushtuar për platformën e Tiranës dhe planifikojnë që t’i realizojnë dispozitat e saja.

“Populli po dyshon se garancat Zoran Zaevi i ka nënshkruar me qëllim që të manipulojë popullin dhe në anën tjetër të rregullojë zbatimin e prlotë të platformës me të gjitha elementet që ajo ngërthen, siç janë dygjuhësia në tërë territorin e shtetit, shëndrimin e Maqedonisë në një shtet binacional në vendt të një shteti multikulturor, ndryshimin e simboleve të shtetit dhe shpalljen e gjenocidit.”, ka thënë Jovanovski.

Ai më tej shtoi se këtë e  konfirmuar dhe Oliver Spasovski, i cili ka thënë se platforma e Tranës ende ekziston dhe se “secili ka qëndrimet e veta, por se të gjithë duhet së bashku të bien dakord për Maqedoninë.”

“Kjo është vetëm nj konfirmim se ‘LSD’ akoma diskuton në këtë temë e cila në mënurë të drejtëpërdrejtë shkel karakterin unitar të shtetit. Kjo gj është shumë serioze që të relativizohet.”, ka thënë Jovanovski, duke shtuar se nëse LSDM-ja do të tentojë që për së dyti ta manipulojë popullin me mosrespektimin e garancave të nënshkruara, pasojat do të jenë të pathyeshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *