Home / Lajme / Rajon / “Nuk ulet dot”, mbërrin helikopteri nga Tirana për efektivët e bllokuar, por e pengon era

“Nuk ulet dot”, mbërrin helikopteri nga Tirana për efektivët e bllokuar, por e pengon era

Helikopteri i nisur nga Tirana, për t’u ardhur në ndihmë dy efektivëve të bllokuar në humnerë, ka mbërritur në Progonat.

Por burime të policisë bëjnë me dije se për shkak të erës së fortë nuk ulet dot për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

Shefi i rendit të Komisariatit të Tepelenës dhe SPZ të zonës vazhdojnë të bllokuar prej orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në kanionet mes Progonatit dhe Nivicës për shkak të terrenit të vështirë. Mësohet se ata kishin hipur mbi shkëmb për kontroll të territorit, por nuk kanë mundur të zbresin.

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *