Home / Lajme / Maqedoni / Objekti pa leje i Pançevskit do të rrënohet !?

Objekti pa leje i Pançevskit do të rrënohet !?

Komuna Qendër njoftoi se do të prishë edhe një ndërtim tjetër të paligjshëm të ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

Ai është paralajmëruar që brenda tri ditësh ta largojë strehën e drurit nga një objekt në rrugën “Orce Nikollov” numër 86, në qendër të qytetit, ku si investitor paraqitet vetë ai.

 Sipas administratës komunale, bëhet fjalë për përshtatje të hapësirës, për të cilën gjithashtu duhet të ketë dokumente, por që pronarët nuk i kanë.

Më herët Komuna Qendër miratoi një vendim për prishjen e një mbindërtimi të paligjshëm të Pançevskit. Ai ishte në një ndërtesë në qendër të Shkupit, në afërsi të sheshit të cilën pas paralajmërimeve për prishje, e rrënoi vetë Vlladimir Pançevski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *