Home / Kryesoret / OBRM-PDUKM: Kemi realizuar projekte në të mirë të qytetarëve

OBRM-PDUKM: Kemi realizuar projekte në të mirë të qytetarëve

OBRM-PDUKM-ja në kumtesën e sotme thekson se në periudhën e kaluar gjatë qeverisjes së tyre kanë realizuar projektet që i kanë premtuar para qytetarëve, ndërsa sipas tyre, qëllimi i vetëm i LSDM-së është ndarja e shtetit dhe shkelja e rendit kushtetuese.

 

“Sot në mënyrë solemne do të hapet objekti i ri i Filharmonisë së Maqedonisë, është nënshkruar marrëveshje për Qendrën e re Klinike dhe në vazhdë është ndërtimi i autostradave Demir Kapi-Smokvicë, Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër dhe po rikonstruohen rrugët Veles-Shtip dhe autostrada Shkup-Kumanovë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti theksojnë se ditëve të fundit ka filluar edhe pagesa e subvencioneve për bujqit dhe se edhe më tej do të ngelen në funksion për të mirë të qytetarëve, siç thonë, duke i mbrojtur interesat e tyre kombëtare, qytetare dhe lokale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *