Home / Lajme / Maqedoni / OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi nuk do ta respektojë ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi nuk do ta respektojë ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve

“Zgjedhja e kryetari të Kuvendit, Talat Xhaferi, i mbështetur nga LSDM, filloi ta pranojë gjuhën shqipe si gjuhë që Kuvendi i drejtohet opinionit, duke dhënë një pamje të vogël si do të realizohet dygjuhësia”, theksojnë nga OBRM-PDUKM në kumtesën e sotme,

Sipas tyre, Xhaferi ka treguar se nuk ka qëllim të respektojë ligjin e tanishëm për përdorimin e gjuhëve dhe se seancar kuvendore do t’i udhëheq në gjuhën shqipe.

“Qytetarët e Maqedonisë mund të shohin vetëm një segment të vogël si do të funksionojnë institucionet nëse LSDM merr pushtetin. Krimineli Zaev është i gatshëm të realizojë Deklaratën e Tiranës, për të ardhur në pushtet, në shpresë se nga pozicioni i pushtetit do të shpëtojë nga veprat penale që ka kryer”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *