Home / Lajme / Kronika e zezë / OBSH: Mbi 1.2 milion adoleshentë vdesin çdo vit

OBSH: Mbi 1.2 milion adoleshentë vdesin çdo vit

Mbi 3,000 adoleshentë vdesin çdo ditë nga shkaqe kryesisht të parandalueshme, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe partnerëve të saj.

Në total bëhet fjalë për rreth 1.2 milion adoleshentë të vdekur çdo vit.

“Në vitin 2015, mbi dy të tretat e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në vende me të ardhura të vogla ose të mesme, në Afrikë dhe në Azinë Juglindore”, thuhet në raport.

Sipas tij, shkaktarët më të mëdha të vdekjes së adoleshentëve janë plagët në trafikun rrugor, infeksionet respiratore dhe vetëvrasjet.

“Shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen me shërbime të mira shëndetësore, edukim dhe mbështetje sociale. Por, në shumë raste, adoleshentët që vuajnë nga çrregullime mendore, përdorimi i substancave ose kequshqyerja, nuk mund të marrin masa parandaluese ose kujdes, sepse shërbimet e tilla nuk ekzistojnë ose ata nuk dinë për to”, thotë raporti i OBSH-së.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *