Home / Lajme / Kronika e zezë / Operacion antidroge në Durrës, 4 të arrestuarit kapen duke përgatitur 43 kg (VIDEO, FOTO)

Operacion antidroge në Durrës, 4 të arrestuarit kapen duke përgatitur 43 kg (VIDEO, FOTO)

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga blutë e Durrësit ka çuar në sekeustrimin e 43 kg kanabis sativa dhe arrestimin e 4 personave, të gjithë me banim në Qerekë të Krujës.

Operacioni i koduar “Qereka” u finalizua pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar brenda 24 orëve, që çoi në arrestimin e këtyre shtetasve: Ferdinand Topi 48 vjeç, Agron Kurti 39 vjeç, Pëllumb Boja 35 vjeç dhe Lajdan Boja 24 vjeç.

Në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar ditën e martë në banesën e shtetasit Ferdinand Topi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 43 kg kanabis, dy peshore elektronike dore; një automjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit Agron Kurti; një automjet tip “Golf” në pronësi të vëllezërve Boja dhe 4 aparatë telefoni celular.

Policia thotë se të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, të futur në thasë me ngjyrë të zezë. Lënda narkotike do të shitej në qytetin e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *