Home / Showbiz / Ora dhe Lipa publikojnë këngët më të reja

Ora dhe Lipa publikojnë këngët më të reja

Viti 2016 ishte shumë i suksesshëm për këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Por, ato nuk e kanë ndërmend të ndalen, duke synuar tjera suksese, shkruan albinfo.ch.

Ora ka publikuar këngën e saj më të re, “Your Song”. Kjo ishte kënga e parë për të pas një viti.

Ajo e ka shpërndarë këngën në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente pozitive.

Edhe këngëtarja tjetër, Dua Lipa, ka publikuar këngën e saj më të re, që titullohet “Lost in your light”.

Këtë këngë ajo e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtarin Miguel. Ajo pritet që më 2 qershor të sjellë albumin e parë në karrierën e saj.

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *