Home / Lajme / Botë / Orban është pajtuar t’i pranojë kërkesat e BE-së për Universitetin e Sorosit

Orban është pajtuar t’i pranojë kërkesat e BE-së për Universitetin e Sorosit

Kryeministri Viktor Orban është pajtuar t’i plotësojë kërkesat e BE-së lidhur me ligjin kontrovers për arsim, i cili shkaktoi protesta masovike në Hungari, ndërsa Komisioni Evropian ngriti procedurë kundër qeverisë së tij, kumtoi grupi Parti popullore evropiane (EPP).

Me këtë ligj, të cilin e miratoi edhe Parlamenti hungarez, vihet në pikëpyetje puna e mëtejme dhe ekzistimi i Universitetit prestigjioz të Evropës Qendrore (UEQ) që pas rrëzimit të komunizmit, në Budapest, e ka themeluar miliarderi dhe filantropi amerikan, Xhorxh Soros.

Grupi i partive centriste të djathta, ku anëtar është edhe partia hungareze Fidesh e kryeministrit Orban, ndaj tij dhe ndaj qeverisë në Budapest ka kryer presion që të pranohen kërkesat e BE-së për ndryshimin e ligjit, pasi ai është thirrë në bisedë lidhur me ligjin.

Sipas mediave evropiane, Fidesh dhe Obranit u është thënë se nëse nuk pranohen kërkesat e Brukselit, partia hungareze do të përjashtohet nga grupi i partive si motra në EPP.

Me mjetet e fondacioni Soros, Viktor Orban ka studiuar në Universitetin britanik në Kembrixh.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *