Home / Lajme / Rajon / Orët vendimtare- Palët drejt dakordësisë, por ende s’ka marrëveshje

Orët vendimtare- Palët drejt dakordësisë, por ende s’ka marrëveshje

Burime nga Ora News bëjnë të ditur se palët po shkojnë drejt dakordësisë për zgjedhje në korrik, por ende nuk ka një marrëveshje.

Burimet bëjnë me dije se në marrëveshje përfshihet McAllister bashkë me propozimin e Ramës

Në orën 20:00 gazetari i Ora News tha se ajo që po i mban larg palët është vettingu dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve.  Kryeministri Rama ka kërkuar që të mos tejkalohet data 23 e muajit korrik. Diskutohet nëse Vettingu do kalojë në Kuvend para apo pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ende nuk ka marrëveshje

Ndërkohë nga selia e kryeministrisë, gazetari i Ora News Sonil Frashëri na informon se nuk ka ende negociata mes palëve.

Rama ndodhet në zyrën e tij në kryeministri, ndërsa Basha ndodhet në një darkë me kreun e AAK, Ramush Haradinaj. Ai që po negocion për të afruar palët është ambasadori amerikan Donald Lu. Burime nga kryeministria bëjnë të ditur se kryeministri Rama po pret që Basha të votojë anëtarët e tij për komisionin e vettingut”

Nga selia e PD-se, gazetari i Ora News, Everest Dedaj informon: “Palët janë afër një zgjidhjeje përsa i përket shtyrjes së zgjedhjeve.  Basha ka kërkuar që shtyrja të shkojë drejt muajit shtator, por kryeministri, pra përfaqësuesit e maxhorancës theksuan se nuk mund të kalojë përtej datës 23 korrik. Burimet janë optimiste për arritjen e një zgjidhjeje.

Janë orë intensive, diskutime dhe kanale komunikimi mes opozitës dhe maxhorancës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe besoj se rreth orës 21:00 siç na thonë dhe burimet, mund të kuptojmë nëse do ketë një zgjidhje ose jo”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me aleatët dhe me ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndërkohë zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee pas takimeve intensive te nje dite me pare mesohet se eshte larguar mengjesin e sotem drejt SHBA.

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *