Home / Kryesoret / Osmani:Qeveria e re pa Lëvizjen Besa ?! – (VIDEO)

Osmani:Qeveria e re pa Lëvizjen Besa ?! – (VIDEO)

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin ‘Fol Tash’ në TV Koha ka folur për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë duke thënë se BDI do të jetë në qeverinë e re me LSDM-në dhe Aleancën për shqiptarët. Osmani në këtë pyetje ka refuzuar ta quaj Lëvizjen Besa si parti shqiptare duke i quajtur të dyshimtë. Zëdhënësi i BDI-së ka thënë se partia e tij do të ketë qendrim më të fortë në qeverinë e re ku do të kërkojë zbatimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Osmani gjithashtu në ‘Fol Tash’ ka folur edhe për rastet e montuara për të cilët në pyetjen e moderatorit se pse nuk janë zgjidhur gjatë qeverisjes së BDI-së ka thënë se do të zgjidhen me qeverinë e re ku pritet ri-shqyrtim i rasteve. Përndryshe, emisioni ”Fol Tash” me Venhar Ramadanin transmetohet çdo të hënë nga ora 21:40. Ju ftojmë ta ndiqni! /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *