Home / Kryesoret / Padi ndaj ish ministrit dhe krerëve të komunave – (VIDEO)

Padi ndaj ish ministrit dhe krerëve të komunave – (VIDEO)

Prokuroria publike themelore në dy kumtesa të veçanta njoftoi ngritjen e padive penale kundër disa ish zyrtarëve të lartë, bankierëve dhe personave tjerë. Njëra lëndë ka të bëjë me abuzimin e pozitës zyrtare dhe larje parash. Në të janë përfshirë drejtorë të një banke dhe një ish-ministër, dhe lënda e dytë është për abuzime në procedurat për dhënien e kontratave për prokurime publike dhe ka të bëjë me punën e pesë ish-kryetarë komunash.

Për lëndën e parë ndiqet një ish drejtor i “NLB Tutunska Banka”, dhe një drejtor aktual, një ish-ministër, një avokat, një noter dhe një shtetas slloven. Nga Prokuroria themelore Publike deklarojnë se ka dyshime se në periudhën 2006-2017, janë themeluar kompani, janë marrë kredi dhe janë transferuar para në Slloveni dhe në një kompani austriake. Një pjesë e këtyre parave, shpjegohet se janë përdorur për të investuar në kompani të reja dhe për blerjen e pronës së patundshme në afërsi të Manastirit. Prokuroria përmes Ministrisë së Brendshme për të siguruar dëshmi ka dhënë urdhër për analizë të transaksioneve financiare.

Nga Prokuroria themelore Publike nuk publikojnë më shumë informacione se për cilët persona bëhet fjalë, e as nuk ka iniciale të tyre. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për periudhë prej 11 vjetësh, është e vështirë identifikimi i tyre.

Në rastin e dytë, Drejtoria e policisë Financiare ka dorëzuar 5 kallëzime penale në Prokurori Publike kundër ish-kryetarëve të Strugës, Sveti Nikollës, Dibrës, Studeniçanit dhe Dollnenit. Kallëzime penale ka edhe për një person fizik dhe një person juridik. Siç thuhet në faqen e Prokurorisë Publike, kallëzimet janë ngritur shkaku i dyshimit për vepra të kryera penale – abuzim i pozitës zyrtare dhe abuzim në procedurë të thirrjes publike, të kontratave për furnizim publik dhe partneritetit publik privat. Për këtë lëndë nuk është specifikuar saktësisht se për cilën periudhë bëhet fjalë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *