Home / Showbiz / Padia në prokurori, reagojnë Roza Lati dhe Iva Aliko: “Jemi gati të përballemi në gjyq”

Padia në prokurori, reagojnë Roza Lati dhe Iva Aliko: “Jemi gati të përballemi në gjyq”

Një pronar i një dyqani kafshësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka paditur në prokurori dy prej vajzave të showbiz-it shqiptar, moderatoren Roza Lati dhe modelen Iva Aliko, pasi sipas tij të dyja e kanë dëmtuar në biznesin e tij duke publikuar herë pas here në profilet e tyre në rrjete sociale foto dhe video në të cilat thonë se personi në fjalë keqtrajton kafshët duke i mbajtur ato në kushte mizerabël.

Blitz.al publikoi dje fotot ekskluzive të padisë në prokurori të shtetasit Artan Zabeli, pronar i dyqanit në fjalë, që vetë vajzat e kanë denoncuar në profilet e tyre me emrin Dritan Zabeli.

Pas këtij denoncimi, vajzat kanë reaguar.

Në një prononcim për Blitz.al, Roza Lati dhe Iva Aliko thanë se deri tani nuk u ka ardhur asnjë fletëthirrje për në prokurori apo për në gjykatë, por në çdo rast ato janë të gatshme të përballen me personin në fjalë.

“Denoncimi i tij është komplet fals dhe i pakuptimtë. Ai person më ka shitur një qenush nga 350 euro që e kishte çmimin, më ka mashtruar duke ma dhënë për 1700 euro. Sa i përket padisë, dhunën e ka ushtruar ai ndaj meje dhe jo unë ndaj tij. I kam bërë denoncim për kanosje atij dhe gruas së tij pak kohë më parë dhe pres që të na thërrasin për të dhënë dëshmitë tona. Jemi gati të përballemi në gjyq me të”,- tha Iva Aliko për Blitz.al.

Ndërkohë që Roza Lati  ka treguar gjithashtu rastin e saj personal me një kafshë që ka marrë në dyqanin e shtetasit Zabeli, duke shtuar se është gati për në gjyq në çdo kohë.

“Nuk kemi shpifur për  asgjë sepse e kemi dokumentuar gjithçka me foto dhe video. Kam dëshmitarë doktorë veterinerë që mbanin me serume kafshën time sepse ishte e sëmurë.  Kemi dokumentuar me shkrim për persona që kanë marrë kafshët aty dhe u kanë ngordhur për pak ditë dhe vetë ai nuk u ka dhënë lekët”,- tha Roza.

“Fakti që ne ngremë zërin nuk është asgjë. Ku është shpifja këtu?”- vijon ajo.

“Tani, mesa mora vesh, ka marrë qen dhe mace të reja dhe do që të shpërndajë lajmin që i kanë rënë në qafë gocat, duke ngritur këtë padi. Ne jemi gati të përballemi. Unë jam e para që jam e dëmtuar nga ai. Ligji, shteti nuk e shikon se çfarë bëhet aty? Kemi regjistruar video të asaj të dyqanit ku ai thoshte se nuk i vaksinonte kafshët prej vitesh. I linte kafshët pa ngrënë sa ato përfundonin në atë gjendje”,- përfundoi ajo.

Këto janë dokumentet e padisë së ngritur nga shtetasi Artan Zabeli, pronar i biznesit “Dyqani i kafshëve Tani”.

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *