Home / Kuriozitete / Pajisja ra nga tavani në tavolinë, punonjësja bën veprimin anormal

Pajisja ra nga tavani në tavolinë, punonjësja bën veprimin anormal

 

Një grua në Florida u dënua për mashtrim, pasi goditi veten me pajisjen e alarmit që ra nga tavani.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur pajisje bie pas kompjuterit të saj, por gruaja e merr atë dhe godet veten në pjesën e ballit me synim që të dëmshpërblehej nga kompania.

Tentativa bizare nuk pati sukses, pasi plani u dekonspirua nga kamerat. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 më Florida, ndërsa vendimi është publikuar tani.

Gruaja paraqiti një kërkesë për kompensim, por kompania e sigurimit pati dyshimet e veta duke nisur hetimet. Gruaja u arrestua në gusht 2016 dhe u dënua për mashtrim.

Ajo arriti të shmangë dënimin maksimal prej pesë vite burg dhe u dënua me 18 muaj provë. Gruaja kishte pasur edhe më herët probleme me ligjin, pasi kishte vjedhur informacione personale studentëve të saj në vitin 2010.

Gjithashtu lexo

Qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *