Home / Kryesoret / Pak orë pas Dragajt, vdes edhe një veteran tjetër i luftës (Foto)

Pak orë pas Dragajt, vdes edhe një veteran tjetër i luftës (Foto)

Ka ndërruar jetë ish-koloneli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Berisha që nofkën në luftë e ka pasur Xhuvda, njofton Klan Kosova.

Berisha ka qenë ushtari i parë i UÇK-së që ka hyrë në qytetin e Prizrenit në ditën e çlirimit më 12 qershor.

Ai ka qenë zëvendës i ish-komandantit, Ekrem Resha – Drini, kurse pasluftës Berisha ka qenë edhe epror në ish-Trupat Mbrojtëse të Kosovës – TMK.

Të njëjtën ditë vdiq nga një sulm në zemër edhe ish ushtari i UÇK-së, Shaban Dragaj.

I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës. Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës. Një kohë ishte kryetar i Degës së AAK-së në Mitrovicë.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë, nënën dhe anëtarë tjerë të shumtë familjes.Varrimi të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Leqinë të Skenderajt.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *