Home / Showbiz / Pamela fotografohet duke dalë nga hoteli me biznesmenin shqiptar (Foto)

Pamela fotografohet duke dalë nga hoteli me biznesmenin shqiptar (Foto)

Ikona e kinematografisë botërore, Pamela Anderson, është fotografuar duke dalë nga një hotel luksoz në Miami me biznesmenin suksesshëm shqiptar, 25-vjeçarin Fatmir Hysenbelliu, djalin e manjatit të medias, Irfan Hysenbelliu.

Kohë më parë ata darkuan së bashku, ndërsa në mediat shqiptare u përhap lajmi se kishin shkëmbyer edhe komente në faqet e tyre në Instagram, por këto fotografi të postuara gjatë fundjavës nga britanikja Daily Mail janë një provë e fortë se ekziston diçka më shumë se miqësi mes tyre.

Aktorja e njohur dhe modelja 49-vjeçare shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, transmeton BalkanWeb.

“E veshur me një palë pantallona të shkurtra të bardha, teksa nxirrte në pak këmbët seksi, Pamela u fotografua teksa zbriste shkallët e hotelit një ditë më parë, ndërsa pak hapa para saj zbriste një djalë i ri”, shkruan Daily Mail duke iu referuar biznesmenit të suksesshëm shqiptar.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *