Home / Lajme / Rajon / Panairi i artizanit, ekspozohen produkte nga e gjithë Shqipëria

Panairi i artizanit, ekspozohen produkte nga e gjithë Shqipëria

Në Berat është çelur panairi dyditor i punimeve artizanale. Artizanë të ardhur nga të gjitha qarqet e vendit kanë prezantuar punimet e trashëguara nga të parët, që përfaqësojnë njëkohësisht edhe traditat e zonave të Shqipërisë.

Artizanët shqiptarë janë bashkuar në një panair në qytetin e mbrojtur të UNESCO-s, që këtë vit shënon edicionin e tij të dytë dhe synon të kthehet në një traditë.

Krijimet e trashëguara në breza si punimi në dru, në tezgjah, argjendaria apo qëndistaria, së bashku me glikotë, mjaltin dhe erëzat e zonës së Beratit, janë ekspozuar në tendat e ngritura në qendër të qytetit të një mbi një dritareve.

Panairi dy ditor i artizanit, këtë vit ka pasur më shumë larmishmëri produktesh, duke sjellë prezantimin e vlerave më të mira të trashëguara në breza që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas edhe të huaj.

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *