Home / Kryesoret / Panik dhe kërcënime në VMRO-DPMNE, disa deputetë bëhen gati (Foto)

Panik dhe kërcënime në VMRO-DPMNE, disa deputetë bëhen gati (Foto)

Disa deputetë nga kampi i VMRO-DPMNE-së janë “pjekur” për të rënë në “kopshtin e LSDM-së” dhe kalimi i tyre do të ndodhë së shpejti, thonë për Gazetën Lajm burime partiake, që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo ka shkaktuar panik në radhët e VMRO-DPMNE-së, sepse kampi i LSDM-së së shpejti mund të përforcohet me 4 deputetë të rinj (nga 49 në 53 deputetë), kurse kampi i VMRO-DPMNE-së të ulet nga 51 në 47.

Një gjë të tillë tashmë e paralajmërojnë edhe vetë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. ish zëdhënësi i kësaj partie dhe njëherit përfaqësues i lartë i saj, Aleksandar Biçikliski ka dërguar mesazhe kërcënuese për ata që mendojnë të kalojnë në LSDM.

“Mos të mendoj dikush nga 51-shi se për të fituar 4 vite rrogë deputeti dhe për të gëzuar beneficione të ndryshme do të na tradhtojë dhe do të lejojë rrënim të Maqedonisë… Jo miq nga shtëpia do të ju nxjerrim”, shkruan Biçiklisiki

foto

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *