Home / Lajme / Botë / Papa zemërohet me emrin e Amerikës “nëna e të gjitha bombave”

Papa zemërohet me emrin e Amerikës “nëna e të gjitha bombave”

Papa Françesku ka kritikuar emërtimin e bombës më të madhe jo-nukleare të ushtrisë së SHBA-të përdorur ndonjëherë në luftime, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”.

“Më erdhi turp kur dëgjova emrin”, tha Papa në një audiencë të studentëve në Vatikan.

“Një nënë jep jetë, ndërsa kjo jep vdekje, dhe ne e quajmë këtë pajisje një nënë. Çfarë po ndodh?” pyeti ai.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara lëshuan një bombë të tillë e cila peshonte 9 800 kg në një kompleks tunelesh, i cili shfrytëzohej nga militantët e ISIS në Afganistan.

Bomba e modelit GBU-43/B, njihet ndryshe edhe si “nëna e të gjitha bombave” dhe është bomba më e madhe jo-nukleare, që SHBA ka përdorur ndonjëherë në ndonjë konflikt.

Ajo është testuar për herë të parë në vitin 2003, por nuk ishte përdorur për luftime.

Komentet e Papës vijnë përpara takimit të tij me Presidentin amerikan Donald Trump, më 24 maj.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *