Home / Kryesoret / Papunësia tek të rinjtë në Maqedoni, alarmuese

Papunësia tek të rinjtë në Maqedoni, alarmuese

Mbi 80% e të papunësuarve në vend presin punësim prej më shumë se një vit. Bëhet fjalë për një numër prej 182.027 personave.

Por ende më shqetësues është fakti se 62,000 nga to janë të rinj të moshës deri në 29 vjet. Këto shifra të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë konfirmojnë se shteti përballet me vështirësi sa i përket zbutjes së papunësisë në mesin e të rinjve.

Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim Vllatko Popovski, janë ndërmarrë masa të shumta të dedikuara për të rinjtë, por siç thotë ai, për papunësinë e lartë në këtë kategori ndikojnë më shumë faktorë.

Hulumtimi i vitit të kaluar nga i fondacionit “Fridrih Ebertit” për papunësinë në mesin e të rinjve ka treguar se 43% do të pranonin të punojnë çfarëdo qoftë, ndërsa 38.7% do ta bënin atë me kusht që të marrin një pagë më të lartë. Një e treta besojnë se e kanë gabuar plotësisht profesionin për të cilin kanë vendosur të shkollohen.

Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve nga mosha 15 – 24 vjet ka qenë 48.2 për qind.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *