Home / Lajme / Maqedoni / “Parakalim i maturantëve” në sheshin Maqedonia

“Parakalim i maturantëve” në sheshin Maqedonia

Manifestimi tradicional “Parakalimi i maturantëve 2017” do të mbahet sot në mesditë në sheshin “Maqedonia”.

Në “Parakalimin e maturantëve”, tradicionalisht nxënësit të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm vallëzojnë kuadrilin. Këtë vit do të vallëzojnë edhe maturantët nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia.

Pritet pjesëmarrje e rreth  1.000 maturantëve prej 16 shkollave të mesme nga Shkupi dhe moshatarët e tyre nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia apo rreth 2.000 nxënës. Djemtë do të mbajnë bluza të kaltra, ndërsa vajzat të verdha.

Pjesa zyrtare e programit do të fillojë në orën 11:40 me fjalim të një përfaqësuesi të Qytetit të Shkupit, ndërsa pastaj maturantët do thonë betimin kundër dhunës.

Këtë vit maturantët do të vallëzojnë edhe salsa  me muzikën “Shape of you”.

Mbështetës i “Parakalimit të maturantëve 2017” janë Qyteti i Shkupit dhe Delegacioni i BE-së në Shkup

Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të aprë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër, në organizim të Drejtorisë për kulturë dhe art të Shkupit dhe Klubit sportiv vallëzues “Ritam Plus” nga Shkupi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *