Home / Lajme / Rajon / Parandalohet tragjedia, gruaja tenton të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin

Parandalohet tragjedia, gruaja tenton të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në fshatin Pojan të Maliqit, ku një grua ka tentuar të vrasë më sëpatë bashkëjetuesin e saj.

Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë falë ndërhyrjes në kohë të tyre, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases: Vjollca Shkëmbi, 26 vjeçe, banuese në Pojan-Maliq.

Më datë 04.05.2017, në numrin 129 të Policisë, ka telefonuar një shtetase e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në fshatin Pojan, në banesën e shtetases të mësipërme kishte një konflikt.

Menjëherë pas marrjes të kësaj telefonate janë njoftuar shërbimet e Policisë, të cilat janë paraqitur në vendngjarje. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasja Vjollca Shkëmbi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup.

Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K Shtetasja Vjollca Shkëmbi, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 i Kodit Penal. Materialet për hetime të mëtjeshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *