Home / Lajme / Maqedoni / Partia e Gruevskit ka prona të shumta në më shumë se 10 qytete të Maqedonisë

Partia e Gruevskit ka prona të shumta në më shumë se 10 qytete të Maqedonisë

Listat pronësore të cilat hetohen nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmbajnë ndërtesa banesore dhe afariste, shtëpi, objekte komerciale, tokë ndërtimore dhe bujqësore, në më shumë se 10 qytete të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Një pjesë e listave figuron si bashkëpronësi, kurse një pjesë e tyre, si pronë e partisë. PSP-ja ka hapur hetime për mbi 30 prona të patundshme të OBRM-PDUKM-së, por Gjykata penale i hodhi poshtë kërkesat për ngrirjen e pronave.

Kjo parti ka prona në Shkup, Manastir, Vinicë, Kratovë, Probishtip, Radovish, Strumicë, Negotinë, Veles, etj.

Në lëndën ”Talir” të PSP-së, i dyshuari i parë është kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, dhe dhjetë funksionarë të lartë të kësaj partie, që dyshohen për financim të paligjshëm të partisë.

Në të gjitha rastet e gjykimeve, në pozita gjyqësore janë gjykatës të njohur për lëndët e Grupit të Kumanovës, për dhunën në Komunën Qendër, për heqjen e përgjimeve si dëshmi, si edhe në rastin e Sopotit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *