Home / Lajme / Maqedoni / Partia e Gruevskit kërkon të mos arrestohen dhunuesit e Kuvendit

Partia e Gruevskit kërkon të mos arrestohen dhunuesit e Kuvendit

VMRO-DPMNE u bëri thirrje institucioneve të mos ndalojnë, siç thuhet, persona të pafajshëm duke shpejtuar të tregojnë ndonjë rezultat prej ngjarjeve të së enjtes.

Në kumtesë, VMRO-DPMNE thekson se gjatë ditës së djeshme kanë arritur informacione deri tek ata se janë ndaluar shumë persona të cilët nuk kanë kryer kurrfarë dhune ose vepër penale, ndërsa janë mbajtur në polici më shumë orë. Një pjesë e tyre, siç thekson VMRO-DPMNE, edhe janë ndaluar në paraburgim pa dëshmi elementare se kanë kryer vepër penale apo dhunë.

VMRO-DPMNE vlerësojnë se duhet të dallohet hyrja disaorëshe e qytetarëve në Parlament për shkak revoltës, nga shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore. Sipas informacioneve të partisë, disa persona janë arrestuar për shkak kanosjeve verbale, pa kryer dhunë fizike.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *