Home / Kryesoret / Pas vendimit të supremes, MPB tërhoqi fletë-arrestet ndaj Koçanit

Pas vendimit të supremes, MPB tërhoqi fletë-arrestet ndaj Koçanit

Ministria e punëve të brendshme i ka tërhequr edhe fletarrestin ndërkombëtar edhe fletarrestin vendor, të cilat ishin lëshuar ndaj biznesmenit Sead Koçan . Gjykata Supremë, të premten solli vendim për kthimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për paraburgim për biznesmenin Koçan.  Kërkesa e Prokurorisë Special për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe nga Gjykata e Apelit. Me vendimin e Gjykatës Supreme lënda kthehet për rishqyrtim. Këshilli Penal I Gjykatës Themelore Shkup 1 e tërhoqi flet arrestin për Koçanin dhe sërish do të vendosë për arrestimin ose jo të tij. Prokuroria publike kërkonte që Gjykata Supreme ta pranonte kërkesën për mbrojtjen ligjore të prokurorisë publike , ti ndërpresë vendimet e Gjykatës  Themelore Shkup 1 të dhënë më 7 mars dhe të Gjykatës  së Apelit të dhënë më 15 mars dhe lënda të rikthehet sërish në gjykim. Tani Këshilli Penal I Gjykatës  Themelore Shkup 1 do të duhet sërish të vendosë për kërkesën e Prokurorisë Special që kundër Koçanit, njërit prej të dyshuarve të rastit TRUST për falsifikim dokumentesh për tendërë për qymyr për nevojat e REK Manastirit. Vendimi për ngrirjen e pronave dhe llogarive të kompanisë Transmet, pronë e biznesmenit Koçan mbetet në fuqi. Koçan është në arrati më shumë se dy muaj.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *