Home / Kryesoret / Pasi e shkarkoi Teuta Arifi, drejtori i shkollës buqësore të Tetovës thotë dy fjalë

Pasi e shkarkoi Teuta Arifi, drejtori i shkollës buqësore të Tetovës thotë dy fjalë

Drejtori i shkollës së mesme bujqësore të Tetovës, Aleksandar Bacevski ka thënë se në kundërshtim me ligjin është shkarkuar nga ana e kryetares së komunës, Teuta Arifi, por nuk do të ankohet për vendimin, transmeton Tetova1.

Kryetarja e Tetovës e ka shkarkuar nga funksioni për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjet e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë me 27 prill, kur janë rrahur brutalisht deputet dhe gazetar.

“Shkarkimi është për shkak të karakterit politik. Vendimi është bërë në bazë të ligjit të vetëqeverisjes lokale, në vend që sipas ligjit të shkollave të mesme. Megjithatë, vendimin e pranoj si të tillë si është dhe nuk do të ankohem, pasi që mandati i kryetares së komunës kalon të hënën. Secila ankesë e imja do të nxit pasoja në shkollë dhe këtë gjë nuk e dëshiroj. Unë kam qenë aty, por nuk kam bërë asgjë, e as që kam goditur askënd. Pas një kohe kam dal jashtë Parlamentit”, ka thënë Bacevski.

 Ai vlerëson se ngjarjet politike, qysh paraprakisht kanë ndikuar në drejtim të diskreditimit të tij.

“Pjesëmarrja ime ishte për përkrahjen e iniciativës Për Maqedoni të përbashkët dhe ishte si kupë e gjithçkaje, ndërsa presioni ka nisur qysh në janar kur u bë koalicioni LSDM dhe BDI dhe partitë tjera shqiptare. Jam kërcënuar nga ndihmës drejtori. Tani, pas ngjarjeve në Parlament, në medie po përmendet për të keq emri im”, tha Bacevski.

Ai tre vite ka qenë drejtor i shkollës së mesme profesionale “Mosha Pijade”, ndërsa paraprakisht ka punuar si profesor në shkollën e njëjtë 30 vite

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *