Home / Showbiz / Pasi rikthimit në vendlindje, Yllka Gashi do të merret me një aktivitet të veçantë më 1 qershor (Foto)

Pasi rikthimit në vendlindje, Yllka Gashi do të merret me një aktivitet të veçantë më 1 qershor (Foto)

Aktorja e njohur Yllka Gashi javën e kaluar bëri të ditur se bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët e saj u rikthye në Prishtinë, pas një mungese dy vjeçare, pasi ajo dhe familja e saj jetojnë në SHBA.

Ka kohë që nuk është marrë me aktrim, dhe nuk ka bërë ende të ditur nëse ka vendosur t’i rikthehet kësaj fushe, megjithatë gjatë kohës sa do të qëndrojë në Prishtinë, ajo nuk do të rri pa bërë asgjë.

Yllka, e njohur për të gjithë si ‘Zana’ e serialit “Familja Moderne” më 1 qershor në ditën e fëmijëve, do të jetë pjesë e aktiviteteve që zhvillohen atë ditë, ku në një nga këndet do të lexojë përralla për fëmijë.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Të enjten, me 1 Qershor, për ditën e fëmijëve do të jem në shesh të Prishtinës, në këndin e Handikos për t’u lexuar fëmijëve! Mirësevini!” (sic.), shkruan në statusin e saj aktorja e njohur.

Të njëjtin postim, Yllka e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ja çfarë atmosfere pati mbrëmë në dasmën e Samir Ujkanit! (VIDEO)

Samir Ujkani, ish futbollisti i kombëtares shqiptare që tani përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar, është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *