Home / Showbiz / Pasuria e tij vlerësohet 14 miliardë dollarë, por amerikanët nuk po mund të gjejnë asnjë dollar të El Chapo-s

Pasuria e tij vlerësohet 14 miliardë dollarë, por amerikanët nuk po mund të gjejnë asnjë dollar të El Chapo-s

Para se zotëria i drogës meksikane Joaquin “El Chapo” Guzman u kap vitin e kaluar dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në janar, ai besohej se kishte akumuluar një pasuri nga fitimet e drogës.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet amerikane pretendojnë se ai gjatë karrierës së tij kriminale 30-vjeçare përfitoi hiq më pak se 14 miliardë dollarë.

Por, sipas prokurorit të përgjithshëm meksikan, Raul Cervantes, “deri më sot, autoritetet amerikane nuk kanë gjetur as një dollar të aseteve të El Chapo”.

Po siç kanë deklaruar autoritetet meksikane, ata kanë gjetur vetëm mjete të pakta të “mbretit të drogës”.

“Paratë e tij nuk janë gjetur, sepse ai nuk e ka përdorur sistemin financiar”, ka shtuar Cervantes.

Guzman, kreu i kartelit të narkotikëve të Sinaloa, më i madhi në botë, po pret gjyqin me 17 kallëzime penale në një burg maksimal të sigurisë në Manhatan. Ai u arratis dy herë nga burgu në Meksikë.

Autoritetet amerikane po kërkojnë “konfiskimin e më shumë se 14 miliardë dollarëve të ardhurash nga shitjet narkotike”, që El Chapo thuhet se ka fituar gjatë karrierës së tij kriminale gjatë dekadave, sipas dokumenteve gjyqësore të Qarkut të SHBA-ve në Nju Jork.

Gjithsesi, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekziston një debat i vazhdueshëm për vlerën e pasurisë së Guzmanit.

Alejandro Hope, një ekspert i sigurisë në Mexico City, tha se miliardat janë vetëm një supozim.

Cilado qoftë madhësia e aseteve të El Chapo, Meksika po kërkon të tërheqë shumicën dërrmuese të tyre për vete – jo t’i dorëzojë ato në një gjykatë amerikane.

“Pjesa më e madhe e ndonjë prej pasurive të tij të konfiskuara, me të drejtë – me ligj dhe marrëveshje – i përkasin Meksikës. Ata nuk kanë gjasa të gjejnë më shumë – sigurisht jo 14 miliardë dollarë. Meksika nuk do të pajtohet kurrë [për dorëzimin e aseteve]”, ka thënë Bruce Bagley, një ekspert për kartelet e drogës së Meksikës në Universitetin e Miamit.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *