Home / Kryesoret / Patriotët Mendjelirë qortojnë Lëvizjen Besa dhe Talat Xhaferin

Patriotët Mendjelirë qortojnë Lëvizjen Besa dhe Talat Xhaferin

Forumi i Patriotëve Mendjelirë (FPM) ka reaguar ashpër dhe me qortime ndaj deputetëve të Lëvizjes Besa dhe kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Sipas tyre, kryetari Xhaferi duhet që ta kryej detyrën e tij me përgjegjësi të plotë dhe duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe dispozitave pozitive ligjore. Forumi kërkon nga kryetari i ri që të sillet me urtësi dhe të veprojë në drejtim të qetësimit të tendosjeve, e jo në drejtim të nxitjes së të njëjtave.

Forumi kërkon nga Xhaferi që seancat t’i drejtojë në gjuhën maqedonase, por jo edhe në gjuhën shqipe.

Ky forum qorton edhe deputetët e Lëvizjes Besa, duke vlerësuar se veprimtaria e tyre në Kuvend e përkeqëson situatën në vend, sidomos me rastin e këndimit të himnit shqiptar, që sipas tyre është një veprim i papërgjegjshëm.

Për këtë forum, edhe deklaratat e Lëvizjes Besa janë shqetësuese.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *