Home / Lajme / Rajon / PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit? OSBE-ODIHR: Ne s’jemi këtu për…

PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit? OSBE-ODIHR: Ne s’jemi këtu për…

Peter Teljer ka prezantuar sot rolin dhe misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE- ODIHR.

peter tejler

Ne nje konference per shtyp me median, ai tha se disa ditë para zgjedhjeve, në Tiranë do te vijne vëzhgues afatshkurtër, për të monitoruar procesin zgjedhor.

“Misioni i vëzhguesve do raportojë pas ditës së zgjedhjeve për ecurinë e procesit. E dimë që ky proces po kontestohet nga disa parti parlamentare, por detyra jonë është transparenca.

Synojmë të jemi të hapur me median por asnjë media të mos synojë të na marrë komente në lidhje me atë cfarë është deklaruar nga këto parti dhe sic e thashë ne do i referohemi procesit, tërësisht atij dhe jo garës mes partive të ndryshme politike.

Dua të nënvizoj se prezenca jonë në Shqipëri, jemi e njëjta organizatë, me prezencën e OSBE por kemi mënyrat tona të pavarura për të vepruar, detyrat tona dhe jemi tërësisht të pavarur nga institucionet e tjera të OSBE”, tha shefi i misionit të OSBE Peter Tejler, në konferencë shtypi.

Sa i takon vendimit te PD per bojkotin e zgjedhjeve, ai tha:

“Vendimi per te garuar eshte vendimi politik dhe te gjitha partite jane interlokutor ne zgjedhje por ne ketu jemi per te monitoruar zgjedhjet. Ne nuk mund te flasim nese qendrimi i opozites eshte i drejte ose jo. Misioni yne eshte per te vezhguar, dhe jo per te bere vleresime”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *