Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski: Spastrime kadrovike do të ketë edhe në shëndetësi, arsim dhe diplomaci

Pendarovski: Spastrime kadrovike do të ketë edhe në shëndetësi, arsim dhe diplomaci

Zoran Zaev njoftoi se kur ai do të vijë në pushtet do të bëjë rizgjedhje të plotë të gjyqësorit, kurse kolegu i tij partiak dhe fituesi në njësinë numër 1 në zgjedhjet e fundit parlamentare, Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij në televizionin 24, njoftoi se spastrime do të ketë edhe në arsim, shëndetësi si dhe në diplomacinë e vendit,

“Unë mund t’ju them se një pastrim të plotë, flas nga aspekti kadrovik do të ketë edhe në arsim dhe shëndetësi, poashtu edhe në diplomaci.” ka  thënë Pendarovski.

I pyetur nëse menjëherë do të pushohen nga puna 500 njerëz, ai thotë se nuk është e vërtetë, edhe pse konfirmoi se diçka të tillë ka thënë një nga udhëheqësit e opozitës.

“Nuk do të nxirren nga puna,, do të ketë trup, kjo do të thotë se do të ketë rizgjidhje, do të sillet edhe një ligj për këtë, kuptohet se do të ketë procedurë, nuk mund që të nxirren nga puna ashtu, si do të nxjerrësh nga puna 700 gjykatës dhe nuk do të ketë të tjerë, sa do të zgjatë kjo. Kjo do të shkojë në faza, për këtë ekziston tashmë edhe një material i shkruar në suaza të LSDM-së, si parti udhëheqëse në këtë koalicion”, ka thënë Stevo Pendarovski, deputet i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *