Home / Kuriozitete / Për “kokën” e këtij ujku jepen 10,000 dollarë

Për “kokën” e këtij ujku jepen 10,000 dollarë

Një ujk i bardhë tejet i rrallë iu nënshtruar autanazisë, pasi udhëtarët e gjetën në vuajtje të thella për shkak të një plage me armë zjarri që parkun kombëtar më të madh në SHBA, Yellowstone.

Autoritetet lokale kanë vendosur një shpërblim prej 10 mijë dollarësh të premten për këdo që ofron informacion se kush e qëlloi ujkun 12 vjeçar.

Më herët, shpërblimi ishte 5 mijë dollarë. Ujku u gjet në skajin verior të parkut, pranë Gardiner, Montana, më 11 prill. Ujku është një femër Alfa dhe drejtonte një grup ujqërisht të quajtur “Pack Canyon”.

Zyrtarët e parkut thanë paraprakisht se autori i sulmit ishte një person i zemëruar me rikthimin e këtyre ujqërve në park rreth dy dekada më parë. Në parkun e Yellowstone gjenden rreth 100 ujqër të këtij lloji.

Ata ushqehen kryesisht me kafshë të egra si drerët, ndërsa kjo i bën të jenë konkurrentë me gjuetarët. Vrasja ndodhi ndërkohë që një gjykatë federale e apelit vendosi në mars që ujqërit mund të hiqen nga lista e specieve të rrezikuara.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *