Home / Lajme / Botë / Për kryeministrin francez interesi publik do të jetë prioritet

Për kryeministrin francez interesi publik do të jetë prioritet

Sapo u emërua, kryeministri Eduard Filip e theksoi “interesin publik” si prioritet. Për këtë kryeministri i deritanishëm Bernar Kaznev iu falënderua dhe i dëshiroi fat, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Prefekti dhe deputeti nga Havër, Eduard Filip në ceremoninë tradicionale të dorëzimit të pushtetit, e cila u mbajt në oborrin e hotelit Matinjon, selia e kryetarit të qeverisë franceze, para kryeministrit të deritanishëm Bernar Kaznev, përkujtoi:

“Ju thatë se jeni person i të majtës. Unë nuk dyshoj në këtë. Unë jam person nga e djathta-që nuk do t’ju befasoj, e di. Megjithatë, ne kemi respekt të ndërsjellë, dhe e dimë se interesi publik duhet t’i udhëheq funksionarët e zgjedhur dhe qytetarët”, theksoi ai.

Madje Filip i shfaqi respekt Bernar Kaznevit.

“Gjashtë muajt, të cilët i kaluar në krye të qeverisë janë kulminacion i një karriere të jashtëzakonshme ministrore. (…) Kjo është arsyeja se pse isha i lumtur, edhe krahas asaj që isha anëtar i opozitës, të shoh se Republika ju besonte përgjegjësi”, tha Filip.

“Dua t’ju them, jashtë mosmarrëveshjeve të cilat i kam thënë, se ju jeni njeri karakteri, vazhdoi ai, duke shprehur lëvdata për “stilin e paraprijësin e tij. “Unë nuk e di se nëse ajo është normandike, por e di se ai është në elegancën e vazhdueshme të kujdesit serioz, me ndjenjë për humor dhe formë miqësore të mendjes dhe ndjenjë të sovranitetit që mendoj është për shembull”, theksoi Filip për Kaznevin.

Emërimi i Eduard Filip nga radhët e Republikanëve për kryeministër të qeverisë, e cila përbërje do të kumtohet nesër, shkaktoi një sërë reagime në Francë midis politikanëve.

Rreth 20 anëtarë të theksuar të Republikanëve dhe aleatit të tyre UDI, të afërt me Alan Zhupe dhe Bruno Le Mer, vlerësuan se familjet e tyre politike duhet t’u përgjigjen dorës së shtrirë nga Emanuel Makron, i cili e emëroi Eduard Filip për kryeministër, i cili përndryshe është nga radhët e tyre.

Marin Le Pen, e cila e mori funksionin e kryetares së Frontit Kombëtar, pas pauzës së shkurtër zgjedhore, vlerësoi se emërimi i Eduard Filipit, “e përsërit ekzistimin e sistemit UMPS (nga shkurtesat e partive të të djathtës dhe socialistët )”.

Sekretari i parë i Partisë Socialiste Zhan Kristof Kambadelis, nga ana e tij vlerësoi se me emërimin e kryeministrit nga e djathta, tani parlamenti ka nevojë për të majtën.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *