Home / Lajme / Maqedoni / “Për Maqedoni të përbashkët” nesër përsëri fillojnë me protesta

“Për Maqedoni të përbashkët” nesër përsëri fillojnë me protesta

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” prej ditës së nesërme do të vazhdojnë me protestat e tyre. Në Shkup dhe në disa qytete tjera, nesër në orën 17 ata përsëri do të mblidhen për siç thonë, “mbrojtje të unitaritetit të shtetit”,

“Jemi krenar për qytetarët të cilët në periudhën e kaluar treguan guxim, dinjitet dhe nder para padrejtësisë. Qytetarët që qëndrojnë pas idesë “Për Maqedoni të përbashkët” do të mundësojnë që qytetarët në vend të jetojnë pa diskriminim. Askush nuk ka të drejtë të shkel Kushtetutën dhe të mendojë se në mënyrë joligjore do të zgjedh kryetarin e Kuvendit. Nëse për ata që mbështesin Talat Xhaferin Maqedonia është lojë, për ne është e shenjtë dhe me të nuk luhet”, shkruajnë në Facebook nga kjo iniciativë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *